Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Pogragjë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka përuruar aneksin e urës në këtë lokalitet.
Ky projekt është realizuar me qëllim të rritjes së sigurisë për banorët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.
Aneksi i urës mundëson qarkullim më të sigurt për këmbësorët dhe ndihmon në parandalimin e rreziqeve të mundshme.
Realizimi i këtij investimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe rritjes së sigurisë publike në komunitet.
Projekti është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Nga KLSP dhe Policia e Kosovës u theksua se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

