Fadil Ademi ngre çështje të rëndësishme në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Fadil Ademi ngre çështje të rëndësishme në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Sot, në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal në Gjilan, asambleisti nga LVV, Fadil Ademi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të parashtruar dy pyetje të ardhura nga qytetarët.

Çështja e parë kishte të bënte me rrugën nga ETC deri në Velekincë, ndërsa e dyta me rrugën e fshatit Kokaj.

Ademi falënderoi drejtorin e Shërbimeve Publike për përgjigjet dhe gatishmërinë që këto projekte të trajtohen me prioritet.

Sa i përket rrugës ETC–Velekincë, u bë e ditur se punimet do të nisin pas përfundimit të ndërrimit të gypit kryesor të ujësjellësit, në segmentin nga rrethi te ish-zyra e kryetarit deri në lagjen Arbëri (te furra Qoqaj).

Gjithashtu, pritet që së shpejti të fillojë edhe ndërrimi i gypit në kuadër të projektit “Flows”.

Ndërkohë, për rrugën e fshatit Kokaj, punimet janë në fazën përgatitore dhe pritet të nisin së shpejti, me synimin që kjo rrugë të përfundojë deri në brezin kufitar.

Në fund, Ademi falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë shqetësimeve të tyre, në funksion të ndërtimit të një Gjilani më të mirë për të gjithë.

Shpërndaj me të tjerët