Bashkëpunim i ri për shërbime më të shpejta në Gjilan

Shabani pret Policinë e Kosovës, theksohet bashkëpunimi për shërbime më cilësore ndaj qytetarëve

Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka pritur në një takim pune njësinë për Sektor dhe Komunitete nga Policia e Kosovës, të udhëhequr nga koordinatorja Sahadete Sadiki.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe me rëndësi të veçantë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fokus të bisedës ishte edhe nevoja për vazhdimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, veçanërisht në procesin e verifikimit të adresave, me qëllim rritjen e saktësisë dhe efikasitetit.

Në përfundim, u dakordua që bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë të intensifikohet edhe më tej, në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

Shpërndaj me të tjerët