Asambleisti Haziri ngrit  kërkesat e banorëve të Zhegrës në Kuvendin e Gjilanit

 

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, asambleisti Muhadin Haziri nga LDK ka paraqitur disa kërkesa në emër të Këshillit të Fshatit Zhegër.

Ndër kërkesat kryesore ishte vazhdimi i pastrimit të lumit Karadaku, në segmentin nga Ura e Bexhet Pacollit deri te ura e fshatit Sllakoc, si dhe përfshirja e pjesëve Zhegër–Lladovë  dhe zonës së Karadakut në planifikimet buxhetore, me mbështetje edhe nga niveli qendror.

Po ashtu, Haziri kërkoi sqarime lidhur me gjendjen e rrugës së Kumanovës dhe arsyet e mosfillimit të punimeve, përfshirë edhe mosrealizimin e segmentit të mbetur deri te ura e lumit Morava.

Nga Drejtoria e Bujqësisë u kërkua hapja e kanalit për trajtimin e ujërave atmosferike, nga rruga “Shaban Bajrami” deri në dalje për Nasalë, me derdhje në lumin Morava.

Në këtë seancë u ngrit edhe shqetësimi për disa kontrata të investimeve kapitale të papërfunduara që nga viti 2025, përfshirë raste me vendime gjyqësore, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe transparencë institucionale.

Haziri theksoi se këto kërkesa janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe do të vazhdojë të insistojë në realizimin e tyre.

Shpërndaj me të tjerët