Subjekti politik “Bashkimi për Ndryshim Anamorava” ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit të 2-të të rregullt zgjedhor.
Sipas njoftimit, kuvendi do të mbahet më 27 mars 2026, nga ora 19:00, në Hotel Astoria në Gjilan.
Ky subjekt politik, i cili është pjesë e koalicionit me partinë në pushtet dhe subjektin “Vatra”, aktualisht udhëhiqet nga kryetari i saj, Isa Agushi, i cili njëkohësisht drejton edhe Drejtorinë e Inspeksionit.
Nga BNA bëhet e ditur se ky kuvend përbën një moment të rëndësishëm për vazhdimin e aktivitetit politik, forcimin e strukturave dhe përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të subjektit.
Njëkohësisht, janë ftuar të gjithë simpatizantët, mbështetësit dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

