Pa palestër, por me zemër, sportistët e “Vatrës së Diturisë” rrëmbejnë fitore

 

Nxënësit e shkollës “Vatra e Diturisë” dëshmojnë vazhdimisht se përkushtimi dhe vullneti janë çelësi i suksesit, pavarësisht kushteve.

Ata nuk ndalen as nga shiu në fushë gjatë ushtrimeve, e as nga kundërshtarët në palestër, duke treguar shpirt garues dhe disiplinë të lartë sportive.

Në garat komunale të volejbollit, nxënësit e kësaj shkolle arritën një sukses të madh duke siguruar finalen dhe duke u renditur në vendin e dytë.

Po ashtu, në futsall, ata arritën në gjysemfinale, duke mposhtur disa shkolla të komunës, madje edhe ekipe që kishin kushte shumë më të mira për zhvillimin e sportit.

Këto rezultate janë dëshmi e qartë se talenti dhe puna e palodhshme mund të kapërcejnë mungesën e infrastrukturës.

Me krijimin e kushteve më të mira, veçanërisht ndërtimin e një palestre sportive në shkollën “Vatra e Diturisë” në Livoq të Epërm, pritet që nxënësit të arrijnë rezultate edhe më të larta në të ardhmen.

Një rol të veçantë në këto suksese ka pasur edhe profesori Fatlum Jashari, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij ka kontribuar në masovizimin e sportit dhe në arritjet e vazhdueshme të nxënësve ndër vite në gara sportive.

Sukseset e deritanishme janë vetëm fillimi,  e ardhmja premton edhe më shumë për këta nxënës të talentuar dhe të vendosur.

 

Shpërndaj me të tjerët