UKZ forcon bashkëpunimin me Erasmus+ për ndërkombëtarizim

Në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizim dhe zgjerimit të angazhimit në programet evropiane, Betim Berisha, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të zyrës Erasmus+ në Prishtinë.

Ai është pritur nga përfaqësuesit e Erasmus+ në Prishtinë,  ku pjesë e këtij takimi ishte edhe udhëheqësja e zyrës Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në kuadër të programit Erasmus+ dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në veçanti, u trajtua përfshirja e universitetit në platformat evropiane e-Twinning dhe e-Pale, të cilat ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional.

Ky angazhim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e prezencës ndërkombëtare të UKZ-së dhe në krijimin e partneriteteve të reja strategjike.

Shpërndaj me të tjerët