Ndërron jetë ish-punëtori i ShKSh-së, Zeqir Bekteshi nga Livoçi i Ulët
Ka ndërruar jetë ish-punëtori i Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror të Kosovës në Gjilan (ShKSh), Zeqir (Nazif) Bekteshi nga Livoçi i Ulët.
Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi:
“Të nderuar familjarë, vendas, miq, kolegë, shokë dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, vëllai dhe babai, Zeqir (Nazif) Bekteshi.”
Varrimi bëhet sot, e enjte më 02.04.2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Livoç i Ulët.
Me pikëllim të thellë,
Familja Bekteshi – Livoç i Ulët.

