Ramadani para Ferizajt: “Disiplinë taktike dhe fokus për fitore”

Trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani, ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj FC Ferizaj, duke vlerësuar kundërshtarin dhe objektivat e skuadrës së tij.

“Kemi një kundërshtar të fortë që luan mirë në kundërsulme dhe është i disiplinuar taktikisht. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, por me disiplinë dhe përqendrim synojmë fitoren. Jemi ekip që në fushën tonë luajmë fort dhe kjo na rrit vetëbesimin,” u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se çdo ndeshje ka rëndësi të madhe për objektivat e skuadrës:

“Duhet të fitojmë çdo ndeshje. Tani kemi më shumë kohë në dispozicion dhe po punojmë më shumë në stërvitje për të qenë sa më të përgatitur.”

Shpërndaj me të tjerët