Maloku para Ferizajt: “Atmosfera është shumë e mirë, hyjmë për fitore”
Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka folur para ndeshjes ndaj FC Ferizaj, duke theksuar gjendjen pozitive brenda skuadrës.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë, grupi është i bashkuar dhe i përgatitur. Po shkojmë për fitore dhe presim ta arrijmë këtë objektiv,” u shpreh Maloku para kësaj përballjeje.

