Curri para Ballkanit: “Jemi fokusuar te vetja, synojmë fitoren”

Curri para Ballkanit: “Jemi fokusuar te vetja, synojmë fitoren”

Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, ka folur para përballjes së rëndësishme ndaj FC Ballkani, duke theksuar përgatitjen dhe besimin në skuadër.

Ai u shpreh se ekipi është i fokusuar te objektivat e veta dhe i gatshëm për sfidën:

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne jemi të fokusuar te vetja jonë. Kemi objektivat tona dhe potencialin për t’i arritur. Jemi përgatitur mirë, e njohim kundërshtarin, është një skuadër e fortë që lufton për titull. Megjithatë, ne do të tentojmë të fitojmë këtë ndeshje.”

Shpërndaj me të tjerët