“Shalova kalin e guximit”, perla e radhës nga penë e shkrimtarit Avdush Canaj

Shkrimtari i mirënjohur për fëmijë, Avdush Canaj, i cili njihet si një nga zërat më produktivë dhe më të dashur të letërsisë në Gjilan, vazhdon të pasurojë botën shpirtërore të lexuesve të vegjël.

Poezia e tij më e fundit, “Shalova kalin e guximit”, është një dëshmi tjetër e mjeshtërisë së tij për të gërshetuar emocionet e pastra të moshës shkollore me forcën e vullnetit dhe guximit.

Në këtë krijim, Canaj përdor një gjuhë plot dritë dhe simbole të natyrës për të përshkruar rrugëtimin e një ndjenje që lind në bankat e shkollës.

Autori i dhjetëra librave, përmes kësaj poezie u dërgon një mesazh të bukur fëmijëve: që emocionet duhen shprehur me çiltërsi dhe se guximi shpërblehet gjithmonë me buzëqeshje.

SHALOVA KALIN E GUXIMIT

AVDUSH CANAJ

Herën e parë
ma shkeli syrin
si trëndafilja,
herën e dytë
më buzëqeshi
si rrezja,
të tretën herë
nga banka e shtatë
në krahët e puhisë
ma dërgoi
një zemër.

S‘prita më,
në pushim të gjatë
shalova kalin e guximit,
dhe e përqafova.

Në dritaret e klasës
gonxhet çelën buzëqeshjet,
me cicërimë
duartrokitën dallëndyshet.

 

Shpërndaj me të tjerët