Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka takuar, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal”, tha Huruglica.Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregoi se kanë diskutuar për përshpejtimin e proceseve në Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen e nismave të reja, me fokus në rezultate të shpejta dhe konkrete.

