Moti/ Çfarë na pret këtë javë?

Java që sapo nisi do të jetë e mbushur me kontraste termike, duke filluar me mëngjese të ftohta e duke përfunduar me ditë që i ngjasojnë verës.

Sipas parashikimit për datat 4–8 maj 2026, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, por me disa momente që kërkojnë vëmendje.

E hëna dhe e marta nisin me temperatura mjaft të ulëta, që në zona të caktuara mund të zbriten deri në -1 gradë Celsius.

Ky fenomen paraqet rrezik për ngrica të vona, ndaj fermerët duhet të jenë të kujdesshëm me kulturat e ndjeshme.

Megjithatë, gjatë ditës dielli do të dominojë, duke i ngritur maksimalet deri në 24 gradë Celsius.

Nga e mërkura e deri të enjten pritet kulmi i nxehtësisë, ku termometri do të shënojë deri në 25 gradë Celsius.

Kushtet do të jenë ideale për zhvillimin e bujqësisë falë lagështisë ekzistuese në tokë dhe rrezatimit diellor.

Ndryshimi i vetëm vjen të premten, ku vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu, por pa e prishur ndjeshëm atmosferën e ngrohtë pranverore.

 

Shpërndaj me të tjerët