Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Më 28.04.2026, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar personin M.A. (mashkull kosovar, i lindur në vitin 2005).

I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Gjilan, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që nuk u janë përgjigjur organeve të drejtësisë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët