ARSIM/Bashkëpunim i ngushtë për sigurinë e nxënësve në shkollat e Gjilanit

Gjilan, 13 tetor 2026 – Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Njësitit të Komunitetit të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga rreshterja Sadete Sadiku.

​Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim rritjen e sigurisë në institucionet arsimore, parandalimin e dukurive negative dhe krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për nxënësit dhe stafin shkollor.

​Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollave dhe Policisë për vetëdijesimin e nxënësve mbi sigurinë, përgjegjësinë qytetare dhe respektimin e rregullave.

​Drejtori Rexhepi lartësoi kontributin e Policisë së Kosovës, duke theksuar se siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbeten ndër prioritetet kryesore të DKA-së.

Palët u pajtuan që ky bashkëpunim dhe aktivitete të tilla të përbashkëta të vazhdojnë intensivisht në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët