Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, në bashkëpunim me Shkollën “Hello”, ka shpallur thirrjen për aplikim në trajnimet pa pagesë që mbulojnë fushat e matematikës së olimpiadave, kodimit dhe kodimit për olimpiada të informatikës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i ShMGj-së, Blerim Isufi, i cili konfirmoi se në këtë program kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë nxënësit e klasave nga e 6-ta deri në të 12-tën.
Për herë të parë, organizata po e zgjeron veprimtarinë e saj edhe në fushën e programimit, si rrjedhojë e anëtarësimit të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës (IOI).
Kjo nismë synon zbulimin dhe përgatitjen e talentëve të rinj për përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare, si dhe nxitjen e mendimit logjik e aftësive për zgjidhjen e problemeve.
Aplikimi zhvillohet online nga data 6 deri më 12 nëntor 2026 përmes formularit zyrtar.
Listat e kandidatëve bashkë me detajet për orarin dhe vendin e mbajtjes do të publikohen më 13 nëntor, ndërsa testi kualifikues do të zhvillohet më 14 nëntor 2026. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në vegëzën: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeqEoVYNVa2kK_X69rJ0hy_By9K0elJWA724udM06-65Vcpgg/viewform. / dita24h /
