SPORT/Vajzat e KPP Gjilani-F triumfojnë në Garat Komunale Shkollore të Pingpongut

GJILAN, 11 nëntor 2926 — Sportistet e klubit KPP Gjilani-F vazhdojnë të tregojnë formë të lartë dhe cilësi të jashtëzakonshme, kësaj radhe duke shkëlqyer edhe në arenën e garave shkollore.

​Në Garat Komunale në Pingpong, të organizuara nga Sporti Shkollor Gjilan më 10 nëntor 2026, në kategorinë e Shkollave të Mesme të Ulëta për vajza, tri sportistet e reja Melisa Kosumi, Suita Kosumi dhe Debora Sadiki përfaqësuan denjësisht shkollën SHFMU “Selami Hallaçi” në Gjilan, duke arritur të kurorëzohen me vendin e parë.

​Ky triumf përbën një kënaqësi dhe krenari të veçantë për klubin KPP Gjilani-F.

Arritja e Melisa Kosumit, Suita Kosumit dhe Debora Sadikit në këtë garë komunale dëshmon edhe një herë frytet e punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit të tyre të vazhdueshëm në sportin e pingpongut.

​Klubi KPP Gjilani-F u uron përzemërsisht suksese të mëtejshme vajzave tona, duke theksuar se arritjet e tyre janë krenaria e të gjithë komunitetit sportiv./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët