Ish profesoresha e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Lindita Nebiu Hyseni, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga angazhimi i saj akademik në Gjermani.
Ajo ka bërë të ditur se ka mbajtur ligjëratën e parë në modulin Programming (P) për studentët e programit Bachelor të grupit April 2026 Cohort në SRH University.
“Sot pata kënaqësinë të mbaj ligjëratën time të parë në modulin Programming (P) për studentët e programit Bachelor të grupit April 2026 Cohort në SRH University – Campus Munich.
Me padurim pres të bashkëpunoj me studentët në projektet dhe sfidat praktike që i presin gjatë semestrit”, ka shkruar ajo.
Përmes këtij angazhimi, Lindita Nebiu Hyseni po vazhdon kontributin e saj në fushën e arsimit të lartë, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me studentët në Mynih.
