Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues për afatin e parë, në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të universitetit, këto rezultate janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime pas shqyrtimit të ankesave të kandidatëve.
Të gjithë kandidatët e papranuar që kanë vërejtje në procesin e vlerësimit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Afati i fundit për dorëzimin e ankesave është deri më datë 20.07.2026, në ora 16:00.
E rëndësishme: Ankesat duhet të bëhen online duke klikuar në platformën SMU: smu.uni-gjilan.net. Ankesat të cilat nuk dorëzohen përmes kësaj rruge online nuk do të shqyrtohen nga komisioni. Pas aplikimit online, raporti i ankesës duhet të dorëzohet edhe fizikshëm në Shërbimin e Studentëve.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund t’i qasen listave të plota të rezultateve përmes faqes zyrtare të universitetit në: uni-gjilan.net.
