Shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë ka mirëpritur Kujtim Karaj, drejtor i Shkollës Fillore “Musa Bica” nga Elbasani, si dhe prof. Shkëlzen Limanin nga Drejtoria për Inkluzion në Preshevë.
Vizita kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për avancimin e procesit edukativo-arsimor.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e partneriteteve ndërshkollore, si dhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen, në shërbim të nxënësve dhe ngritjes së cilësisë në arsim.
Përfaqësuesit e institucioneve vlerësuan se takime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira arsimore.

