Eurogoli ndaj Llapit e shpall “Mbret” të javës: Blerind Morina vlerësohet si “Yll i Javës” në Superligë.
Shkëlqimi i mesfushorit të Gjilanit, Blerind Morina, në fitoren e fundit ndaj Llapit, nuk ka kaluar pa u vërejtur.
Komisioni i Veteranëve të Futbollit e ka përzgjedhur Morinën si “Yllin e Javës” për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke i dhënë epititetin e lojtarëve më të mirë të fundjavës.
Morina ishte figura qendrore në triumfin spektakolar që Gjilani arriti në udhëzime në Podujevë (2:3).
Ai realizoi një nga golat më të bukura të kuqebadhëve të këtij edicioni, një “eurogol” që i dha qetësinë skuadrës gjilanase në vazhdim të lojës.
Pas pranimit të çmimit, mesfushori me tipare sulmuese u shpreh i lumtur për rezultatet, por theksoi se suksesi i ekipit mbetet i parësor. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë vetëm në Evropë, por duke e parë veten, pse jo edhe më shumë,” u shpreh Morina për faqen zyrtare të FFK-së..

