Në Komunën e Gjilanit ka nisur zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve për këtë vit. Për të parë nga afër fillimin e punimeve në terren, kryetari i komunës, Alban Hyseni, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Driton Sylejmani, vizitoi fshatin Zhegër.
Kreu i komunës u shpreh i ndarë i kënaqur me takimet që zhvilloi drejtpërdrejt me fermerët gjilanas, pikërisht në vendin ku sigurohet buka e gojës.
“Kalova një ditë të shkëlqyer në terren me bujqit tanë punëtorë. Patëm kënaqësinë të takonim Alfonsin, me të cilin biseduam nga afër për punët e mëdha që po bëhen në këto 75 hektarë tokë të mbjella me grurë e misër”, deklaroi kryetari Hyseni.
Ai po ashtu potencoi se sfidat me të cilat përballen bujqit janë edhe sfida të institucioneve lokale, prandaj përkrahja e komunës nuk do të mungojë asnjëherë.
“Do të jemi gjithmonë pranë tyre me subvencione dhe lehtësime për çdo hap. Paçi korrje të mbarë dhe plot bereqet në familjet tuaja”, uroi në fund kryetari Alban Hyseni.
