DËMET NGA RESHJET/ Gjilani nis vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut dhe breshëri, nga 20 korriku 2026 e në vazhdim, se mund të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve.

Kërkesat dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, ndërsa dëmet do të evidentohen dhe vlerësohen nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.

Për paraqitjen e kërkesës nevojiten:
Kërkesa për vlerësimin e dëmeve;
Fotografitë e objekteve ose pronës së dëmtuar;

Kopja e letërnjoftimit;
Numër kontaktues;
Konfirmim bankar.

Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm t’i dorëzojnë brenda afatit të përcaktuar.

 

Shpërndaj me të tjerët