Në hapësirat e Gjykatës Themelore në Gjilan është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të gjyqtarëve dhe mbikëqyrësve të degëve.
Në fokus të këtij takimi ishte shqyrtimi i raporteve të punës për periudhën e kaluar, duke përfshirë raportin e performancës për muajin shtator, atë të tremujorit të tretë, si dhe raportin nëntëmujor për vitin 2026.
Kryetari i kësaj gjykate, Venhar Salihu, ka vlerësuar lart angazhimin e treguar nga ana e gjyqtarëve dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe.
Ndër të tjera, kryetari Salihu u kërkoi të pranishmëve që edhe në muajt në vijim të vazhdohet me përkushtim dhe angazhim të shtuar në trajtimin e lëndëve, me qëllim të rritjes së mëtejshme të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.
