rejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka pritur në një takim njoftues togerin Hüseyin Arslan, i cili komandon njësinë e LMT-së së KFOR-it turk për qytetin e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për rolin, përgjegjësitë dhe sfidat me të cilat përballet Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe për përballimin e situatave emergjente.
Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit të vërshimeve, zjarreve dhe emergjencave të tjera natyrore e aksidentale, të cilat kërkojnë reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional.
Drejtori Shabani paraqiti para përfaqësuesve të KFOR-it kapacitetet aktuale logjistike e njerëzore të drejtorisë, si dhe nevojat për avancim të mëtejshëm përmes pajisjeve të reja dhe trajnimeve profesionale.
Ai theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në terren.
Nga ana e tij, togeri Hüseyin Arslan dhe përfaqësuesit e KFOR-it turk shprehën gatishmërinë e plotë për të vazhduar mbështetjen ndaj institucioneve lokale në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Në përfundim të takimit, Shabani falënderoi njësinë e LMT-së për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme, ndërsa të dyja palët u dakorduan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
