Ka ndërruar jetë sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, gazetari, historiani, studiuesi dhe publicisti i njohur, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja Kokaj.net, përmes një njoftimi mortor të lëshuar nga familja e të ndjerit.
Dr. Daut Dauti u lind në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit. Përgjatë jetës së tij, ai zhvilloi një veprimtari të pasur intelektuale e shkencore, duke dhënë kontribut të çmueshëm në fushën e gazetarisë, studimeve historike dhe publicistikës në shërbim të çështjes shqiptare.
Ai la pas vetes bashkëshorten, vajzën, dy djemtë, nipin, dy mbesat dhe rrethin e gjerë familjar e shoqëror.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin e tij të lindjes, në Kokaj të Gjilanit. Koha e saktë e varrimit do të bëhet e ditur nga familja Dauti në vijim.
