Një lajm i hidhur ka prekur familjen Maliqi nga Gjilani dhe të gjithë ata që e njihnin.
Në Gjermani ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur i riu Leart Zijadin Maliqi, në moshën vetëm 21-vjeçare, si pasojë e një sulmi kardiak.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi mortor:
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Mbrëmë në orët e natës, nga një sulm kardiak, ndërroi jetë më i dashuri ynë Leart Zijadin Maliqi, në moshën 21-vjeçare.”
Familja ka njoftuar gjithashtu se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet ditën e enjte, më 8 tetor 2026, me kohën e ikindisë (rreth orës 16:00), në varrezat e fshatit Kokaj.
“Me shumë respekt e dashuri për të gjithë ju që keni ndarë e po e ndani dhimbjen me ne. Zoti ju shpërbleftë”, përmbyllin njoftimin familjarët. / dita24h /
