Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 57 vjecare ka ndërruar jetë qytetarja e Gjilanit, Mirzade Kqiku Dërmaku.
E ndjera ishte njëherësh bijë dhe punëtore e dalluar në kompaninë e njohur lokale “Bejta Comerc”.
Lajmin e rëndë dhe mjaft pikëllues për ndarjen e saj nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor të shpërndarë ditën e sotme.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe të gjithë farefisin se sot u nda nga ne më e dashura jonë, motra Mirzade Kqiku Dërmaku nga Gjilani”, thuhet në njoftimin e dhimbshëm të familjes.
Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit të së ndjerës do të bëhet sot, më 13 qershor 2026, me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Kosaqë të Gjilanit. Nisja e funeralit dhe përcjellja e fundit do të bëhet nga shtëpia e saj në rrugën “Ukshin Hoti” në Gjilan.
Mirzade Kqiku Dërmaku ka lënë pas vete bashkëshortin dhe dy fëmijë, si dhe një zbrazëti të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj të punës.

