EKONOMI/Flexograf nga Gjilani, shembull i suksesit të prodhimit vendor

Kompania gjilanase Flexograf priti në vizitë kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili u njoh nga afër me procesin e shtypjes së barkodeve të Republikës së Kosovës.

Rafuna u prit nga pronari i kompanisë, Bujar Mustafa, dhe menaxheri Artan Rexhepi, të cilët prezantuan kapacitetet prodhuese, teknologjinë dhe standardet që aplikon Flexograf në veprimtarinë e saj.

Gjatë vizitës, Rafuna vlerësoi punën dhe standardet që ka arritur kjo kompani, duke theksuar se produktet e Kosovës po dëshmojnë se janë të barabarta me ato ndërkombëtare si për nga cilësia, ashtu edhe për nga besueshmëria.

Ai nënvizoi se kompani si Flexograf janë shembull i zhvillimit të industrisë vendore dhe se mbështetja e prodhuesve kosovarë është kyçe për forcimin e ekonomisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve me etiketën “Made in Kosovo”.

Flexograf vazhdon të dëshmojë se edhe nga Gjilani mund të ndërtohen kompani me standarde të larta, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe promovimin e prodhimit vendor.

Shpërndaj me të tjerët