Në botën e biznesit, ku konkurrenca është e ashpër dhe tregu ndryshon çdo ditë, emri i Nijazi Huruglicës është bërë sinonim i stabilitetit, korrektësisë dhe vizionit afatgjatë.
Ekonomist i diplomuar me profesion, Huruglica ka arritur të ndërtojë një rrjet biznesesh që sot funksionojnë si një makinë e mirëvajtur, duke u shndërruar në një model suksesi për të gjithë ndërmarrësit e rinj.
Rrugëtimi i tij nuk nisi dje. Gjithçka filloi shumë herët, menjëherë pas luftës, me një biznes familjar të cilin e udhëhoqi krah për krah me vëllezërit e tij.
Ky biznes, i cili i ka rezistuar kohës dhe sfidave të pasluftës, vazhdon të jetë edhe sot aktiv në treg, duke gëzuar një kredibilitet të lartë te konsumatorët, një dëshmi kjo e rrënjëve të forta mbi të cilat Nijaziu ndërtoi karrierën e tij, Alteco.
Partneriteti që lindi suksese të reja
Viti 2008 shënoi një kthesë të rëndësishme në jetën e tij profesionale. Ishte iniciativa dhe ideja e bashkëshortes së tij, Venerës, ajo që shtyu çiftin drejt një sfide të re, marrjes së një biznesi në fushën e sigurimeve.
Nijaziu, me modesti dhe krenari, nuk heziton t’ia lërë meritat kryesore partneres së tij për këtë hap, duke theksuar se vizioni i saj ishte shkëndija që ndezi motorët e një biznesi që sot vetëm sa po forcohet.
Ky bashkim si çift u kurorëzua me pozicionin e bashkëshortes si Drejtoreshë për Regjionin e Gjilanit në kompaninë e sigurimit “Illyria” (pjesa e shoqërisë së njohur sllovene “Sava”), një emër që sot ka sigurinë dhe profesionalizëm.
Eksperienca e fituar në menaxhim dhe kontakti i përditshëm me klientët i hapën rrugë projekteve të tjera.
Në vitin 2009, ai hapi pikën e parë të transferit të parave “Western Union” nën emrin “ALTRONIC OP”, sukses i cili u pasua me hapjen e pikës së dytë në vitin 2014.
Por vizioni i tij nuk u ndal këtu. Duke parë se si hallkat e biznesit lidhen me njëra-tjetrën, në vitin 2017 ai zgjeroi veprimtarinë edhe në sektorin e kontrollimit teknik të automjeteve, këtë herë në partneritet me kolegë dhe bashkëpronarë me emrin NVB. Ndërsa biznesi për ventilim me emrin Vamex.
Filozofia e punës: Rregulli, qetësia dhe respekti
Të menaxhosh disa veprimtari të ndryshme njëkohësisht mund të duket mision i pamundur, por për Nijazi Huruglicën sekreti qëndron te shpërndarja e duhur e detyrave dhe përgjegjësive.
Ai njihet si një personalitet që karakterizohet nga një qetësi dhe durim i lindur.
I hareshëm, komunikativ dhe mbi të gjitha modest, Nijaziu gëzon respektin maksimal nga të gjithë punëtorët e tij.
Ndonëse është i afërt dhe njerëzor, në detyrat e punës ai është i prerë, kërkon përpikëri dhe seriozitet maksimal.
Filozofia e tij është e thjeshtë: “Nëse je korrekt në punë dhe ofron shërbime cilësore, puna ecën vetë.”
Për të, klientët janë pasuria më e madhe dhe besnikëria e tyre fitohet vetëm përmes cilësisë.
Një staf i ri po rritet brenda familjes
Ndonëse për momentin nuk ka plane të menjëhershme për zgjerim, ai e lë të hapur mundësinë e hapjes së ndonjë biznesi të ri në të ardhmen.
Një motivim i madh për këtë janë fëmijët e tij, të cilët tashmë janë rritur e shkolluar, duke u bërë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës dhe për të marrë përgjegjësi në bizneset familjare.
Bizneset e tij janë si hallkat e një zinxhiri që forcojnë njëra-tjetrën.
Me një etikë pune ku korrektësia ndaj klientit është primare, Nijazi Huruglica mbetet një nga shembujt më të mirë në Gjilan se si me punë të ndershme dhe bashkëpunim familjar, suksesi është i garantuar.
Shënim: Ky tekst nuk mund të kopjohet as të tjetërsohet. Mund të shpërndahet vetëm si link. Faleminderit për respektimin e etikës së gazetarisë!
Botuesi dhe redaktori: F/S
