MOTI/ Diell, freski dhe kushte ideale për korrjen e grurit gjatë vikendit

Fundjava e parë e korrikut  sjell mot me diell, vranësira të pakta lokale dhe temperatura relativisht të larta.

Të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 25°C, ndërsa të dielën do të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur nga 10 deri në 27°C.

Gjatë të dy ditëve do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Ky mot i nxehtë dhe pa reshje është një lajm i jashtëzakonshëm për fermerët anembanë Kosovës, pasi krijon kushte të arta për përpunimin e korrjes së grurit që ka filluar. Ekspertët rekomandojnë që korrja të organizohet gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit dhe të tregohet kujdes me tharjen e duhur të kokrrës.

Shpërndaj me të tjerët