Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan i ka dhënë lamtumirën kolegut dhe librarit Ibrahim Hyseni, i cili është pensionuar pas një çerek shekulli pune në shërbim të librit dhe lexuesve.
Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ku morën pjesë kolegë, familjarë dhe miq, Hyseni u falënderua për kontributin e tij profesional dhe për përkushtimin e treguar ndër vite në edukimin dhe shërbimin ndaj lexuesve të bibliotekës.
Kolegët e tij i uruan shëndet, jetë të gjatë dhe shumë vite të lumtura pranë familjes, duke e vlerësuar si një bashkëpunëtor të respektuar dhe të përkushtuar.
