Nga kjo e shtunë, administrata e Komunës së Gjilanit do të punojë edhe gjatë fundjavës
Administrata e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se, duke filluar nga kjo e shtunë, 4 korrik, do të ofrojë shërbime edhe gjatë fundjavës, për shkak të fluksit të shtuar të punës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Administratës Publike, sportelet do të jenë të hapura çdo të shtunë në periudhën 4 korrik – 29 gusht 2026, me orar pune nga ora 10:00 deri në 14:00.
Drejtori i Administratës Publike, Elbasan Shabani, ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për t’u mundësuar qytetarëve dhe mërgimtarëve marrjen e shërbimeve komunale edhe gjatë fundjavës.
