Sot u hap zyrtarisht Panairi “Gratë në Biznes” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave partnere dhe sipërmarrëse të shumta lokale.
Ky aktivitet dyditor synon promovimin e fuqizimit ekonomik të grave, mbështetjen e bizneseve të udhëhequra prej tyre, si dhe krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim dhe rrjetëzim biznesor.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të vizitojnë stendat e ekspozuara për t’u njohur nga afër me produktet e shërbimet e ofruara, duke mbështetur kështu drejtpërdrejt sipërmarrjen e grave.
Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët edhe gjatë ditës së nesërme, më 7 Gusht.
