EKONOMI LOKALE/ Nga 19 korriku, Tregu i Gjelbër funksionon edhe të dielave

Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe parkingu do të punojnë edhe të dielave gjatë sezonit veror

NPL “Tregu” Sh.A. ka njoftuar se, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët gjatë sezonit veror, Tregu i Gjelbër, Lokalet Afariste dhe Parkingu i Ndërmarrjes do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të diel, për periudhën nga 19 korriku deri më 30 gusht 2026.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe Parkingu i Ndërmarrjes do të funksionojë çdo ditë me orar nga 07:00 deri në 24:00, duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve qasje më të lehtë në shërbimet e ndërmarrjes.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të NPL “Tregu” Sh.A., Bajram Isufi, tha se ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur fluksit më të madh të vizitorëve gjatë muajve të verës dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

“NPL ‘Tregu’ Sh.A. njofton të gjithë se, me synimin e ofrimit të shërbimeve sa më efikase gjatë sezonit veror, nga data 19.07.2026 deri më 30.08.2026, Tregu i Gjelbër, Lokalet Afariste dhe Parkingu i Ndërmarrjes do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të diel. Gjatë kësaj periudhe, Parkingu i Ndërmarrjes do të funksionojë çdo ditë, me orar nga ora 07:00 deri në 24:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj”, ka deklaruar Isufi.

Shpërndaj me të tjerët