SC Gjilani e ka nisur me fitore fazën përgatitore për edicionin e ri, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri përmbysi rezultatin dhe tregoi paraqitje pozitive në testin e parë parasezonal.
Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Mevlan Zeka, i cili realizoi dy gola, ndërsa golin e tretë e shënoi Elton Isufi, që gjeti rrjetën për herë të parë me ekipin e parë të Gjilanit.
Në këtë ndeshje debutuan të gjithë futbollistët e afruar gjatë afatit kalimtar, ndërsa një paraqitje të mirë pati edhe Oltion Bilalli, i cili regjistroi tri asistime.
Të dhënat e ndeshjes:
Trepça ’89 – Gjilani 2:3 (1:0)
Golashënues për Gjilanin: Mevlan Zeka (2), Elton Isufi.
Karton i verdhë: Ermal Sadiku.
Formacioni i Gjilanit: Coric (45′ Matoshi), Thaqi (45′ Klaiqi), Limani (45′ Sylaj), Jashari (45′ Ramadani), Krivanjeva (45′ Potoku), Ibrahimi (45′ Hasani), Boshnjaku (45′ Bllaca), Namani (45′ Sadiku), Rrahmani (40′ Bilalli), Morina (45′ Isufi), Tolaj (45′ Zeka).
Trajner: Debatik Curri.
