Në kuadër të procesit të pas-akreditimit, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një punëtori gjithëpërfshirëse për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”. Kjo punëtori kishte për qëllim shqyrtimin e progresit në zbatimin e rekomandimeve të dala nga procesi i akreditimit, si dhe përgatitjen institucionale për fazat e mëtejshme të vlerësimit.
Punëtoria u drejtua nga Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të fakultetit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe përfaqësuesve të studentëve.
Në punëtori u diskutua mbi planin e zbatimit të rekomandimeve dhe evidencat përkatëse të mbledhura nga fakulteti. Në këtë pjesë u analizuan hapat konkretë të ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë së programit, duke reflektuar mbi arritjet dhe sfidat në procesin e implementimit.
Në vijim, pjesëmarrësit u përqendruan në shqyrtimin e një sërë dokumentesh dhe mekanizmash të rëndësishëm institucionalë, përfshirë raportin e vetëvlerësimit për programin MNSE, planet e veprimit të Fakultetit të Shkencave Sociale për vitet akademike 2024/2025 dhe 2025/2026, si dhe iniciativa të tjera që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë akademike dhe institucionale.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua aktiviteteve dhe strukturave mbështetëse, si programi “Guest Speaker”, angazhimi i profesorëve vizitorë, funksionimi i Këshillit të Mirëbesimit, roli i Laboratorit të Shkencave Sociale, si dhe përfshirja aktive e Këshillit të Studentëve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimore të fakultetit. Po ashtu, u diskutua roli i menaxhmentit të fakultetit dhe bashkëpunimi ndërmjet stafit akademik dhe administrativ në funksion të avancimit të programeve studimore.
Në punëtori u diskutua në analizimin e përmbajtjes së Statutit dhe rregulloreve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit institucional dhe garantimit të cilësisë. Ndër dokumentet kryesore të trajtuara ishin Statuti i Universitetit, Plani Strategjik, Plani për Integritet 2024–2026, rregulloret për studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe rregulloret për emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik.
Gjithashtu, u trajtuan rregulloret që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe udhëzuesit praktikë përkatës, rregulloret për studentët me nevoja të veçanta, për të ardhurat personale të stafit akademik, si dhe ato që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin institucional. Diskutime të detajuara u zhvilluan edhe për treguesit kryesorë të performancës, procedurat e akreditimit dhe riakreditimit të programeve studimore, si dhe për funksionimin e strukturave përgjegjëse për mbikëqyrjen e cilësisë.
Pjesë e rëndësishme e kësaj punëtorie ishte edhe trajtimi i rregulloreve që mbështesin veprimtarinë kërkimore-shkencore, etikën dhe integritetin në kërkim, funksionimin e Këshillit Botues, si dhe zhvillimin e karrierës dhe angazhimin e alumni-ve. Po ashtu, u diskutuan udhëzuesit për pronësinë intelektuale dhe mbështetjen e mobilitetit të stafit akademik.
Po ashtu gjatë punëtorisë pati diskutime mbi pyetjet e mundshme që mund të parashtrohen nga ekspertët e jashtëm gjatë procesit të vlerësimit, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të stafit dhe studentëve për këtë fazë të rëndësishme.

