Gjilani merr fitoren e madhe në një dramë golash

Gjilani ka arkëtuar tre pikë të arta në njërën nga transfertat më të zjarrta  të kampionatit, duke mposhtur Llapin me rezultatin 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në një lojë dramatike me pesë gola, në  kuadër të  javës së  15-të të Superligës së Kosovës, gjilanasit treguan karakterin e efikasitetit, duke bërë një hap të saktë të objektivit të tyre kryesore, daljes në garat evropiane.

Takimi nisi me ritëm të lartë për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 11-të përmes Oltion Bilallit.

Ky i fundit pas  një asistim nga Prapashtica dërgon  topin në rrjetë nga afërësia.

Megjithatë, Llapi arriti të kundërpërgjigjej para mbylljes së pjesës së parë, kur Edon Sadriu barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 42-të, rezultati me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë nisë   më mirë për Gjilanin. Në minutat e 54-të, Senad Jaroviq u tregua i pagabuar nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të 12-të sezonal dhe duke rikthyer epërsinë e mysafirëve në 1:2.

Dominimi i gjilanasve u vulos në minutën e 71-të me një “eurogol” të Morinës, i cili realizoi për 1:3, duke i dhënë skuadrës një qetësi relative.

Edhe pse Muhamet Hyseni ngushtoi epërsinë në 2:3 përmes një penaltie, Gjilani arriti të menaxhonte epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore të madhe, Gjilani ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke u pozicionuar i treti në tabelë.

 

Shpërndaj me të tjerët