Gjilani mposht Ferizajn në transfertë dhe i afrohet zonës  evropiane

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitoren e tretë radhazi në këtë kampionat, duke mposhtur Ferizajn si mysafirë me rezultat të ngushtë 1:2.

Kjo fitore e rëndësishme i ka dërguar gjilanasit në kuotën e 36 pikëve, duke e bërë garën për pozitën  e tretë interesante, pasi Prishtina dhe Malisheva ndodhen  vetëm një pikë larg tyre.

Ndeshja nisi mirë për mysafirët, kur në minutat e 22-të, kapiteni Armend Thaqi ekzekutoi në mënyrën e duhur një goditjeje, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 0:1, me një supergol.

Megjithatë, vendasit arritën të kundërpërgjigjen para përfundimit të pjesës së parë, kur në minutat e 39-të, Oguns barazoi shifrat në 1:1, rezultat ky që i dërgoi skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë, Gjilani u tregua më kërkues dhe gjeti golin e fitores në minutat e 78-të përmes sulmuesit Senad Jaroviq,  i cili siguroi  tri pikë të arta  për ekipin e tij.

Me këtë triumf, Gjilani përfundon në pozitën e 5, por me këtë formë në javët e fundit, shanset për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane janë rritur.

 

Shpërndaj me të tjerët