Gjilani synon efikasitet më të lartë në administratë

Shabani pret nënkryetarin Hüseyin, në fokus shërbimet për qytetarët

Drejtori i Administratës në Gjilan, Elbasan Shabani, ka pritur në takim pune nënkryetarin e Komunës, Kadir Hüseyin.

Takimi është zhvilluar në zyrën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, ku i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Gjendjes Civile, Agron Idrizi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për funksionimin e administratës komunale dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Fokus i veçantë i bisedimeve ishte rritja e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile, përmirësimi i proceseve administrative, si dhe forcimi i bashkëpunimit institucional për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të qytetarëve të Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët