HISTORI SUKSESI/Elma Ramadani, femra e parë nga Gjilani që diplomn në Akademinë Ushtarake në Ankarara

Gjilani shënon një tjetër moment krenarie në fushën e mbrojtjes dhe arsimimit ushtarak. Elma Ramadani është bërë femra e parë nga komuna e Gjilanit që ka përfunduar me sukses studimet dhe ka diplomuar në Akademinë prestigjioze Ushtarake në Ankarara të Turqisë.

​Suksesi i saj merr masa edhe më të mëdha akademike dhe profesionale, pasi Elma është zgjedhur studentja me notën më të lartë nga të gjithë kadetët e Kosovës.

Përveç këtij rezultati kulmor në nivel kombëtar, ajo është renditur po ashtu në mesin e studenteve më të dalluara të të gjithë gjeneratës në këtë akademi ushtarake të njohur ndërkombëtarisht.

​Arritja e saj përfaqëson një shembull frymëzues për të rejat e rajonit të Anamoravës dhe një hap të rëndësishëm në ngritjen e kuadrave profesionale ushtarake për Kosovën.

Shpërndaj me të tjerët