Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan ka nisur organizimin e aktivitetit tradicional “Garat Komunale të Ndihmës së Parë”.
Nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Gjilanit do të garojnë duke demonstruar dhe improvizuar situata të dhënies së ndihmës së parë.
Ekipi fitues do të përfaqësojë qytetin në garat në nivel regjional.
Një aktivitet që promovon humanizmin, shkathtësitë praktike dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo situatë.
Suksese të gjithë garuesve!

