HUMANIZËM/Carabinierët Italianë dhe Kryqi i Kuq i Gjilanit ndihmojnë një familje në nevojë

Carabinierët Italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës (Dega Gjilan), kanë realizuar sot një aksion humanitar në mbështetje të një familjeje në gjendje të rëndë ekonomike.

​Gjatë kësaj vizite, trupa italiane dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq i dhuruan familjes pako me ushqime bazë dhe veshmbathje.

​Anëtarët e familjes shprehën mirënjohje të thellë për këtë ndihmë, ndërsa organizatorët konfirmuan se bashkëpunimi për t’u dalë në ndihmë rasteve sociale do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shpërndaj me të tjerët