Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot kryesisht të mirë dhe intervale të gjata me diell, ndërsa në disa ditë parashihen edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat do të jenë tipike pranverore, duke sjellë një javë relativisht të këndshme për qytetarët.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C, madje në disa zona mund të afrohen edhe deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi.
Dita e hënë pritet të jetë me mot të vranët dhe intervale me diell, ndërsa vende-vende mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15°C.
Të martën dhe të mërkurën pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 17°C, respektivisht deri në 18°C gjatë së mërkurës.
Edhe dita e enjte parashihet me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të mbeten të ngjashme me ditët paraprake.
Ndërkohë, të premten moti do të jetë sërish me vranësira dhe intervale me diell, ku në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15°C.
Në përgjithësi, java e ardhshme do të sjellë një mot të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për aktivitete në natyrë, me ndikim të lehtë të reshjeve vetëm në fillim dhe në fund të javë
