Poezia prej vetëm tre vargjesh e Avdush Canajt përbën një miniaturë brilante lirike, ku përmes një gjuhe të thjeshtë e të pastër ndërtohet një mesazh i fuqishëm human.
Përdorimi i metaforës së “xhepit” si një depo shpirtërore dhe i “diellit të vogël” si simbol i ngrohtësisë, dritës dhe gëzimit, shpërfaq botëkuptimin e poetit për misionin e të rriturit karshi fëmijërisë.
Duke premtuar nga një rreze shprese për “secilin” fëmijë, pa dallim, autori krijon një himn universal për dashurinë dhe pafajësinë, duke dëshmuar se poezia e madhe nuk ka nevojë për shumë fjalë, por për shumë shpirt.
AVDUSH CANAJ
Në xhepin tim
kam nga një diell të vogël
për secilin fëmijë
