PËRJETËSOHEN / Gjilani nderon dëshmorët e lirisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Në këtë përvjetor, u nderua lart jeta dhe vepra heroike e dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani.

Gjatë vizitës, u theksua se sakrifica dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve përbëjnë gurthemelin e lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

“Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme për forcimin e shtetit,” u tha ndër tjerash gjatë homazheve, duke vlerësuar lart kontributin e tyre të pashlyeshëm në historinë kombëtare.

Nderimi i figurave të dëshmorëve në Gjilan mbetet një traditë e rëndësishme për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të frymëzuar brezat e rinj me idealet e lirisë.

 

Shpërndaj me të tjerët