LOKALE/Shabani pret Isufin, bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të Gjilanit

Shabani pret në takim drejtorin e Tregut, Bajram Isufi: Konfirmohet përkushtimi për shërbime më të mira ndaj qytetarëve

​Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka pritë sot në një takim zyrtar Drejtorin e Tregut të kësaj komune, Bajram Isufin.

​Gjatë këtij takimi u vendos theksi te bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të dyja drejtorive, si një dëshmi e punës së përbashkët, koordinimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit për të ngritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve gjilanas.

​Drejtuesit e të dy institucioneve lokale konfirmuan se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të punës dhe bashkëpunimit dypalësh, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës së Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët