Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka ndërmarrë masa të rrepta për të garantuar sigurinë e nxënësve gjatë mbajtjes së Testit të Maturës Shtetërore.
Sot, ky institucion shëndetësor ka organizuar dhe angazhuar pesë ekipe mjekësore, të cilat janë shpërndarë nëpër qendrat e testimit.
Sipas njoftimit zyrtar, këto ekipe do të jenë në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë të shpejtë mjekësore për çdo nxënës që mund të ketë nevojë, duke siguruar kështu mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të maturantëve përgjatë gjithë procesit të testimit.
Sivjet, në këtë test do të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të dëshmimit në të gjithë Kosovën.
Testi do të jetë në orën 10:00 dhe do të bëhet në orën 13:30.
