Me ekzekutimin e pagës së 13-të u rrit edhe shtesa e përvojës së punës

Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik, dje janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me shtesën e rritur të përvojës së punës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kjo shtesë u rrit nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës.

Kjo rritje është paguar në mënyrë retroaktive edhe për muajt janar dhe shkurt. Sa u përket rasteve të lehonave që mund të mos e kenë pranuar pagën e 13-të, ato duhet t’i drejtohen menaxhmentit të institucioneve përkatëse për korrigjimin e lëshimeve eventuale në muajin vijues.

Shpërndaj me të tjerët